Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit ka shkruar se u është mirënjohës të gjithë atyre që po kontribojnë në luftën kundër pandemisë COVID 19.

Ai përmes një një shkrimi në faqen e tij në Facebook thotë se mjekët, policia, inspektorët po rrezikojën jetën e tyre duke i dal në ndihmë të prekurve me koronavirus. /Ballkani.info/

Shkrimi i plotë:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, u jemi mirënjohës të gjithë profesionistëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve, për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin në përballje me pandeminë Covid-19. Edhe pas pothuajse 6 muajsh punë, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, ata vazhdojnë të besojnë dhe t’i shtojnë përpjekjet për t’u dalë në ndihmë të sëmurëve.
#Respekt #vendosemasken