Hoti tregon se nga sa para do të ndahen për komunat në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se sot në mbledhjen e Qeverisë janë aprovuar kriteret për ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës, në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Deri në 300 mijë euro, për komunat e madhësisë së vogël dhe deri në 200 mijë euro për komunat që kanë qenë në izolim gjatë pandemisë.

“Mbështetje financiare për komunat, bazuar në numrin e popullsisë në vlerë prej 5 milionë euro”,tha Hoti.