Hoti tregon se çka diskutoi me Metën, në Tiranë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Hoti njoftoi se biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, për nevojën e bashkëpunimit ndërshqiptar pa asnjë protokol dhe burokraci.

“Sot në Tiranë takova Presidentin Meta. Në një takim shumë miqësor, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, për nevojën e bashkëpunimit ndërshqiptar pa asnjë protokol dhe burokraci. Shqiptarët janë faktor vendimtar në zhvillimet politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor vetëm kur janë të koordinuar”, ka shkruar Hoti.