Hoti tregon nëse PDK’ja do të bashkohet në qeveri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pyetur sot në Tiranë nëse po planifikohet hyrja e PDK’së në qeverinë të cilën ai udhëheq.

Hoti ka thënë se kjo çështje është hipotetike e që qeveria në të cilën ai udhëheq është stabile.

Kryeministri ka shtuar se presidenti ka mandat të plotë, e nëse do të krijohen ato rrethana, atëherë do të vendoset për zgjedhjen më të mirë për vendin.

“Gjithmonë e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra, nuk përgjigjem asnjëherë në pyetje hipotetike, qeveria është stabile, presidenti është me mandat të plotë, nëse krijohen ato rrethana do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin”, ka thënë ai.