Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Rubikon ka folur rreth qeverisë së tij dhe qeverisë së tij dhe pozitës së presidentit.
Hoti ka thënë se qeveria e tij është krijuar në një situatë të re, se është koalicion parimor dhe është ndërtuar mbi premisa që janë parimore, shkruan lajmi.net.
“Mendoj që tani kemi situatë të re. Ne kemi qenë shumë korrekt në koalicion me LVV-në, ai koalicion nuk ka funksionuar dhe kanë qenë dy mundësi ose shumica e re parlamentare ose të shkohet në zgjedhje, ne kemi qenë të gatshëm për të formuar një koalicion qeverisës që përbën shumicën, por një koalicion parimor, mbi disa premisa, por para se të lindin këto marrëveshje që i kemi, pas një letërkëmbimi me anëtarët e koalicionit që janë tani”, tha Hoti.
E lidhur me çështjen e presidentit, Hoti tha se nuk është relativizuar kjo pozitë shtetërore, por se nuk ka pasur diskutim për këtë çështje.
“Nuk është relativizuar. Jo nuk është diskutuar dhe nuk ka marrëveshje për presidentin. Nuk është bërë asnjë lloj diskutimi. Mendoj janë dy situata të ndryshme. Në kohën kur është formuar kjo qeveri ka qenë situatë gati emergjente e nevojës që ka pasur ekonomia dhe shoqëria të kenë qeveri funksionale. Jemi gati në gjysmë të qershorit dhe masat e rimëkëmbjes që i ka marrë rajoni, nuk ka pasur mundësi të merren në Kosovë”, tha Hoti.







