Hoti thotë se nuk dinte gjë për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull, paralajmëron veprime

Kryeministri i Kosovës ka reaguar për emërimin Konsull të Përgjithshëm të Kosovës në Pragë të djalit të Haxhit Shalës, Flakron Shala.

Hoti ka thënë se për këtë emërim është emëruar nga mediat dhe se nuk është bërë në koordinim me të.

Sipas Hotit, Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike dhe se pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe pak më parë ka reaguar edhe vetë konsulli, Flakron Shala, i cili ka thënë se është emëruar Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës.

Sipas tij, ai e meriton të jetë në këtë pozitë, për shkak është kuadër i përgatitur mirë dhe i arsimuar në Republikën Çeke.