Hoti thotë se LDK është gati për ta votuar ligjin për Trustin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti ka thënë se janë gati për seancë për të votuar një ligj shumë të rëndësishëm që do të ndihmoj qytetarët në këtë kohë krize sociale duke aluduar në Ligjin për Trustin.

“Gati për seancë për të miratuar një ligj shumë të rëndësishëm për qytetarët, për t’i ndihmuar në këtë kohë krize sociale”, ka shkruar Hoti.