Hoti thërret mbledhje të Qeverisë në mëngjes, çka do të diskutohet?

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të nis me fillim nga ora 08:30 në Ndërtesën e Qeverisë.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Kryeministrisë. Nuk dihet se çfarë prite të diskutohet në këtë mbledhje.

Më pas, Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë komunën e Rahovecit.

Gjatë vizitës kryeministri Hoti merr pjesë në këto aktivitete:

Ora 12:40-13:00- Përurimi i ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit – (ish-ndërtesa e TMK-së), Rr. Xhelal Hajda – Toni, Rahovec

Ora 13:00 – 13:15- Vizitë në “Bodrumi i Vjetër” Sh.P.K. , Rr. Gëzim Hamza – Piktori, Rahovec

Ora 13:20 – 13:40- Vizitë në “Biopak” Sh.P.K. , Rr. UÇK (transit), Rahovec

  1. Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës.

VENDI: Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës.