Hoti, Thaçit: E ke gjetur livadh, mashtro sa të mundësh e kur e si të tekët

“Hasha, paska thënë që ska më shumë se 12 mijë veteran! E paska harruar ditën kur ka apliku bashkë me Agim Çekun , dhe thirrjen e tyre se mundë të aplikojnë të gjithë i madh e i vogël”, kështu ka thënë deputeti Enver Hoti nga radhët e Nisma Social Demokrate.

Ai përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Thaçi, ku ky i fundit në konferncën Rajonale Kundër Korrupsionit ka kërkuar inkurajimin e drejtësisë sepse sipas tij nuk ka pasur më shumë se 12 mijë luftëtarë me uniformë.

Ndërkaq Hoti ka akuzuar Thaçin bashkë me Agim Çekun ku sipas tij këta ju kanë dhënë leje çdo kujt të aplikojnë.

Ja postimi i plotë:
Hasha, paska thënë që ska më shumë se 12 mijë veteran!
E paska harruar ditën kur ka apliku bashkë me Agim Çekun , dhe thirrjen e tyre se mundë të aplikojnë të gjithë i madh e i vogël.
E pikërisht atë ditë ju qel dera manipulimit me lejen ( izen ) e kêtyre dy matrapazëve të këtij procesi.

E ke gjetur livadh, mashtro sa të mundësh e kur e si të tekët.