Hoti takon kreun e parlamentit evropian, thotë se theksi i bisedës ishte te vizat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot në Bruksel me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Detaje për takimin ka thënë kryeministri përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

Hoti ka shkruar se kreun e parlamentit evropian kanë diskutuar për situatën me pandeminë dhe menaxhimin e COVID 19.

Megjithatë, sipas kryeministrit theksi i bisedës ka qenë te procesi i liberalizimit të vizave.