Hoti sot takohet me kryetarët e degëve të LDK-së

Kryeministri në detyrë i vendit Avdullah Hoti, në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, do të bisedojë të dielën e sotme, me kryetarë të degëve të subjektit që përfaqëson.

Këtë e ka konfirmuar vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa thotë se temë e këtij diskutimi do të jetë angazhimi i Qeverisë Hoti gjatë kësaj periudhe.

”Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh”, shkroi të shtunën Mustafa.