Hoti sot mbledh ministrat: A pritet lehtësimi i masave kundër koronavirusit?

Qeveria e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhjen e radhës. Ndonëse ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet, ministrat mund të flasin edhe për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot pritet t’i mbledhë ministrat e vendit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kyreministrit. Sidoqoftë, aty nuk theksohet se çfarë do të diskutojnë qeveritarët.

Mbledhja e Qeverisë, pritet të fillojë nga ora 08:30, e aty sot mund të diskutohet edhe lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

Ka qenë vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili sot tha se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim,.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH’në lidhur me sigurimin e vaksinës.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.

Gjatë së dielës, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 61 raste, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në mbi 15 mijë, nga mbi 62 mijë mostra të marra.