Kandidati për kryeministër nga LDK-ja dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se sondazhet që po prezantohet janë bërë me metodologji jo adekuate dhe se askush nuk i merr parasysh.

Ai ka folur për matjet e LDK-së në terren.

“Matjet tona në terren tregon se strukturat tona janë plotësisht të angazhuara dhe ne do të jemi fitues”, ka thënë Hoti në “Debat” të RTK-së.

Sipas tij, për të arritur këtë fitore, në terren janë angazhuar 50 mijë njerëz.

“Ne nuk jemi parti sezonale e as e facebookut, jemi parti 31 vjerçare”, ka thënë Hoti, duke shtuar se ata janë të shtrirë në çdo lagje, fshat e qytet të Kosovës.

“Janë mbi 50 mijë veta që angazhohen për fitoren tonë”, theksoi ai.