Hoti: Shpejtë bëhet zgjidhja për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit

“Shumë shpejtë do të marrë udhë kjo çështje, sapo ka ndodhur ndryshimet. Rruga kushtetuese është e qartë, do të insistoj të përcillen hapat kushtetues e jo interesat politike”, ka thënë kryeministri Hoti lidhur me çështjen e postit të presidentit.

Ndërsa për protestën e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Hoti tha se në ditët në vijim do të bëhet zgjidhja me zhbllokimin e xhirollogarive.

“Jemi duke punuar, për disa dite e përmbyllim edhe këtë çështje mjaftë të ndjeshme. Jemi në rrugë të mbarë , besoj qe së shpejti do të dalim për të bërë ditur”, tha ai.

Këto deklarata Hoti i bëri në Bakën Qendrore të Kosovës, pas një takimi me guvernatorin e Fehmi Mehmeti.

“Diskutuam në detaje për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të kemi me BQK me masat e reja për rimëkmëbje ekonomike nga janarin e tutje, sepse është e qartë që do të përballemi me këtë pandemi edhe përtej dhjetorit”, tha Hoti.

“Po përmbyllet një vit me stabilitet shumë të mirë të sistemit bankar”, shtoi ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se sektori bankar para pandemisë ka qenë shumë stabil.

“BQK ka ndihmuar me të gjitha kapacitetet e saj profesionale Qeverinë e Kosovës, mbetët e përkushtuar të vazhdojë kontributin e saj për ekonominë e vendit për tejkalimin e krizës nga pandemia Covid19. Kjo situatë kërkon përkushtim e bashkëpunim te ngushtë institucional”, tha ai.