Hoti reagon pas arritjes së vaksinave të para: Lajm i para pas angazhimit të MSH-së

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas arritjes së kontigjentit të parë me vaksina në Kosovë.

“Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë.  Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.

Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, ka shkruar Hoti.

Sonte në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksina nga programi COVAX. Këto janë vaksina të AstraZenecas. /Ballkani.info/