Hoti: Qeveria nuk ka zot shtëpie, kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka Zot shtëpie.

Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive.

Sipas tij secili ministër vepron për hesap të vetin.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR.
Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.
Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.
Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin.

Kujtojmë se kryeministrit Haradinaj në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë, i ka thënë kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se nuk është i vërtetë lajmi i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pcolli, që u është ndaluar hyrja zyrtarëve serb.