Avdullah Hoti

Hoti: Qeveria Mustafa 19% e buxhetit e harxhonte për investime kapitale, Qeveria Kurti vetëm 12%

Deputeti i VV-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se në Qeverinë Mustafa niveli i investimeve kapitale ka qenë më i madh se në Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se në vitin 2017, kur buxheti i Kosovës ishte 1.8 miliardë euro, në investime kapitale ka shkuar 19 për qind e buxhetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se në vitin 2023, kur buxheti ishte 3 milionë euro, për investime kapitale kanë shkuar vetëm 12% e buxhetit.

“Në 2017, në Qeverinë Mustafa, kur buxheti i Kosovës ishte 1.8 miliardë euro, investimet kapitale të nivelit qendror ishin 350 milionë euro, që është 19% e buxhetit. Në vitin 2023, pas 6 vitesh, kur buxheti ishte 3 miliardë euro, investimet kapitale të nivelit qendror ishin 349 milion euro, që është vetëm 12% e buxhetit”, ka shkruar Hoti.

Ai ka vlerësuar se qasja e qeverisë aktuale nuk do të sjell zhvillim.

“Për më tepër, inflacioni gjatë këtyre viteve marrë së bashku ka qenë 23%, që nënkupton se vlera reale e investime të vitit 2023 është dukshëm më e ulët se në vitin 2017. Kjo nuk sjell zhvillim. Kjo tregon mungesën e kompetencës për të qeverisur. Qeverisjes së vendit i duhet njerëz kompetentë që fokusohen në detyrat që kanë”, ka shkruar ai.

VIDEO BONUS: Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Rifat Jasharin në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës