Në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dështuar për të tretën herë konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Për këtë çështje ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, raporton Ballkani.info.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pyetur koalicionin VV-Lista Guxo se pse është ky bojkotim.

“Përse koalicioni VV-Guxo po e bojkoton konstituimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për aferën me rezerva shtetërore?! , ka pyetur Hoti.

Hoti ka shkruar se është në interes të publikut të zbardhet e vërteta sa më parë dhe se pengimi i hetimit parlamentar ngre dyshime të shumta.

“Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo; e votuan formimin e Komisionit në Kuvend, e tani po e pamundësojnë punën e tij”, ka shkruar Hoti./Ballkani.info/

Postimi i plotë: