Hoti: Programi që u miratua sot në Qeveri reflekton plotësisht marrëveshjen për koalicionin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar për programin qeverisës për mandatin 2020-2023.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ky program qeverisës i miratuar sot reflekton plotësisht marrëveshjen e dy partnerëve për koalicion.

“Sot, në mbledhjet e pestë të Qeverisë, kemi miratuar Programin Qeverisës për mandatin 2020-2023.Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Zëvendëskryeministri po ashtu ka thënë se qeveria do të prezantojë programin edhe para deputetëve.

“Në ditët në vijim do të jemi në komunikim të hapur me shoqëri civile, medie, biznese dhe grupe të tjera për të prezantuar këtë program. Programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve”, ka shkruar ai në facebook.