Hoti: Programi i MCC-së parasheh marrëveshje në vlerë 49 milionë dollarësh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të MCC.

“Shpreh falënderimet për SHBA për zhbllokimin e fondeve të MCC-së”, ka thënë ai.

Tutje Hoti njofton edhe për programin e MCC-së.

“Shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja në vlerë 49 milionë dollarësh. Pjesa e dytë është marrëveshja kompakt që quhet që është duke e negociuar dhe do të ketë një vlerë disafish më të madhe sesa pjesa e parë”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ky vendim i SHBA-ve erdhi pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.