Hoti: Prizren, ti je shpirti i përhershëm i historisë sonë, ne me gjithë shpirt jemi me ty

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti thotë se bizneset janë zhvillimi dhe adresa e punësimit të qytetarëve tanë, ndaj ata nuk duhet të luftohen, por të mbështeten dhe mbrohen.

Ai sot më strukturat e LDK-së ka qëndruar në Prizren.

“Prizren, ti je shpirti i përhershëm i historisë sonë, ndërsa ne me gjithë shpirt jemi me ty e për të mirën tënde. U mirëpritëm fuqishëm nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e shtëpisë sonë politike, të cilët folën dhe u deklaruan zëshëm duke thënë se: Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës. Zoti e bekoftë Prizrenin! Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar Hoti.