Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se dëshiron t’ia bëjë me dije Presidentit Hashim Thaçi, se nuk do të ketë korrigjim të kufijve me Serbinë.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë shtypi, duke shtuar se nëse lëvizin kufijtë, atëherë do të duhet të korrigjoheshin edhe kufijtë me Maqedoninë dhe shtetet tjera përreth, transmeton Klan Kosova.
“Kemi Presidentin Thaçi i cili po lobon fuqishëm për korrigjimin të kufijve me Serbinë. Nëse ky do të lobonte për njohjen e Kosovës nuk do të kishin ardhur të gjitha këto tërheqje të njohjeve”.
“Mirëpo të martën do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend ku do të shqyrtohen të gjitha këto çështje”.
“Dialogu me Serbinë është në një rrugë pa krye. Kosova duhet të dialogojë me Serbinë dhe nuk ka rrugëdalje tjetër”.
“Mirëpo sot ekziston një frikë tek qytetarët për këtë çështje sepse tani ata nuk kanë besim tek lidershipi i tyre”.
“Platformë për dialogun është vetëm Kushtetuta e Kosovës dhe ekip për të dialoguar me Serbinë duhet të jetë vetëm Qeveria e Kosovës”.
“Po e theksoj edhe një herë që ta ketë të qartë Presidenti Thaçi se korrigjim të kufijve me Serbinë nuk do të ketë”.
“Askujt më shumë se shqiptarëve nuk i konvenon ndryshimi i kufijve. Por nëse ja nisim t’i korrigjojmë kufijtë, atëherë duhet ta bëjmë edhe me Maqedoninë edhe me shtetet tjera”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.







