Hoti për VV-në: Ia kemi çmontuar propagandën

Avdullah Hoti thotë se VV ka propaganduar duke ndërtuar kauzë të rrejshme.

“Partitë politike lejohet të ngritin diskursin në çështje të caktuara por nëse e ndërton një kauzë të rrejshme edhe e kamuflon me një propagandë për një qëllim që nuk është fisnik në aspektin politik po flas, çfarë i thua asaj, përveç një e keqe për vendin”, tha Hoti.

Ai tha se e kanë çmontuar këtë propagandë.

Në Pressing ai u shpreh i bindur se votuesit e LDK’së nuk shkojnë në VV.

“Largimi i Vjosa Osmanit ka pasur zero ndikim”, tha Hoti.