Në një konferencë për medie, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka komentuar shuajren e Task-Forcës Antikorrupsion.
Hoti është pyetur nëse kjo do të ketë pasoja negativ në çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Është krejtësisht spekulim i njerëzve që janë kundër vendimeve që vendosin ligjshmëri, nuk ka asnjë lidhje, përkundrazi keni me i pa edhe vendimet tjera edhe më të fuqishme në vendosjen e ligjshmërisë në çdo nivel, këto vendime hapin rrugën që më shpejtë të shkojmë drejt liberalizimit. E dini rastin e vjedhjes së dëshimve në dhomën e përgjimeve, ky rast është shuar, por ne do të ju shkojmë deri në fund, e këto veprime e rrisin procesin për liberalizimin e vizave”, tha ai.







