Hoti për Kurtin: Ai ka qenë gjithmonë kundër dhe gabim, e mori përgjigjen nga Grenell

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se lideri i VV’së, Albin Kurti ka qenë gjithmonë kundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ka qenë gabim.

Hoti ka thënë se Kurti ka qenë gjithmonë kundër, mirëpo sipas tij Emisari amerikan, Richard Grenell ia tregoi përgjigjen për këtë çështje.

Kryeministri po ashtu tha se edhe Osmani është gabim mirëpo e merr vesh pas një kohe.

“Ai ka qenë gjithmonë kundër. E mori përgjigjen edhe nga Grenell. Osmani do e marrë vesh pas një kohe se e ka pasur gabim”, tha Hoti për Kurtin e Osmanin në T7.

Kujtojmë se Grenell ka deklaruar se Kurti ka qenë gjithmonë kundër Amerikës, nga koha e Bushit e Obamas.