Hoti: Për idenë e korrigjimit të kufirit po kërkohen aleatë atje ku kurrë s’i kemi pasur

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai një një postim në Facebook ka shkruar se për idenë e korrigjimit të kufirit po kërkohen aleatë atje ku kurrë nuk i ka pasur Kosova, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, kjo qasje ka filluar ta zhvendos Kosovën jashtë interesave euro-atlantike, që bie ndesh me përpjekjet, siç thotë ai, për orientim gjeostrategjik të Republikës së Kosovës kah perëndimi.

Ky është postimi i plotë:

E keqja e re, dhe më e madhja deri më tani, e propozimit për korigjimin e kufirit të Kosovës është se për të po kërkohen aleatë atje ku kurrë nuk i kemi pasur. Kjo qasje ka filluar ta zhvendos Kosovën jashtë interesave euro-atlantike, që bie ndesh me përpjekjet tona për orientim gjeostrategjik të Republikës së Kosovës kah perëndimi. Ne duhet ta ndalim këtë zhvendosje gjeostrategjike të Kosovës sa nuk është bërë vonë.