Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka uruar Qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.
“Kjo është arritje e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Tutje ish-kryeministri i Kosovës tha se Shqipëria po kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë më gjerë.
“Shqipëria po kontribuon në sigurinë rajonale dhe më gjerë”.
Po ashtu Hoti nuk la pa përmendur dëshirën se një ditë edhe flamuri i Kosovës do të valojë në selinë e NATO-s.
“Me padurim presim ditën kur flamuri i Kosovës do të valojë në selinë e NATO-s krahas vendeve të tjera anëtare”.
VIDEO BONUS: Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, avionët ushtarakë mes tyre edhe dronët “Bayraktar” fluturojnë







