Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mbi 24 mijë familje të marrin dyfishin e asistencës sociale.

E në lidhje me këtë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se e kanë bërë të pamundurën që të jenë krah i të gjithëve.

“Kemi bërë të pamundurën që të jemi krahë i të gjithëve! Tani, mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale”, ka përfunduar Hoti.

Gjysma e përfituesve të asistencës sociale kanë arritur që t’i marrin dje paratë e lëshuara nga shteti, derisa pjesa tjetër që s’ka mundur, do t’i marrë sot gjatë ditës. Këtë sqarim e ka dhënë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.