Hoti pas mbledhjes së Qeverisë: Reflektoi edhe një herë mungesa e kompetencës së kryeministrit të dorëhequr

Avdullah Hoti, shef i GP të LDK-së, ka reaguar pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u thirr nga Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr.

Ai madje edhe vet sot tha se është ish-kryeministër.

Hoti thotë se “Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje, dhe mega qeverisë së tij me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë”.

Postimi i Hotit:

Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:

– falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,

– ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,

– urdhërimi i prokurorit se si të veprojë në një rast hetimor,

– shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

– shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

– vendimi, e më vonë tërhqeja e atij vendimi, për shpronësim të një objekti privat,

– vendimi për dhënjen e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

“Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë”, ka shkruar Hoti.

loading…