Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20 për qind të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që me përpikëri të respektojnë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.
Shkrimi i tij i plotë:
Sot, Ministri Zemaj ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike lidhur me këto vaksina është bërë ditë më parë përmes Ekipit të ekspertëve.
Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.
Të dashur qytetarë,
Të respektojmë me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat kundër COVID-19. Ky është kontributi më i madh që mund të japim për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë.
Prandaj, mbajeni maskën, respektojeni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale.







