Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka paralajmëruar mbledhje të përbashkët me Maqedoninë Veriore, përderisa ka treguar edhe disa nga pikat e diskutimit.

Hoti ka thënë se me kryeministrin maqedon Zoran Zaev janë dakorduar për autostradën Prishtinë-Shkup, gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugën Prizren-Tetovë etj.

Postimi i tij i plotë:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:

– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,

– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,

– Rrugën Prizren-Tetovë,

– Qendër të përbashkët skijimi.

Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.