Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në fjalimin e tij para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK’së), në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se ende mbetët shumë punë për të realizuar aspiratën për integrime euroatlantike.
Hoti në fjalimin e tij tha se Ushtria forcon themelet e shtetit të Kosovës.
“Sot festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve. Për t’i dhënë mundësinë këtyre djemve dhe vajzave në radhët e ushtrisë që forcon themelet e shtetit tonë”, tha Hoti.
Në shënimin e manifestimit qendror në Kazermën “Adem Jashari”, kanë marrë pjesë ambasadorë të vendeve të QUINT’it, ministri në detyrë Anton Quni, ish komandanti i FSK’së, Sylejman Selimi dhe ish-ministri Agim Çeku.
Ndryshe Kosova sot feston 13 vjetorin e Pavarësisë, të shpallur me 17 shkurt 2008.







