Hoti pajtohet me Hoxhajn për hartimin e Rezolutës që i lejon Qeverisë të negociojë për marrëveshje finale

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në Kuvend ka propozuar që të hartohet një Rezolutë në të cilën thuhet se Republika e Kosovës do të negociojë me Serbinë vetëm për marrëveshje finale për njohje.

Hoxhaj ka thënë se për këtë nismë të bëhen bashkë të gjitha partitë në Parlament dhe të caktojnë pikat e Rezolutës.

“Të bëjmë një rezolutë në të cilën thuhet se do të flasim për marrëveshje finale dhe se këto janë pikat e marrëveshjes. Të bëhemi bashkë me Vetëvendosjen edhe PDK dhe ta themelojmë një rezolutë, në të cilën nuk përfshihen çështje teknike”, ka thënë Hoxhaj, duke shpjeguar se propozimi nuk është i PDK’së.

Hoti ndërkohë është pajtuar me propozimin e Hoxhajt.

“E mbyllim këtu debatin për  dialogun, dhe hajde ta hartojmë Rezolutën në të cilën thuhet se Qeveria ka të drejtë që të futet në dialog me Serbinë vetëm për arritjen e marrëveshjes finale”, ka thënë Hoti.