Hoti niset drejt Shtëpisë së Bardhë: Asnjë diskutim tjetër me Serbinë – veçse për njohje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për herë të parë para nisjes së bisedimeve me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti me të dalë nga hoteli ku po qëndron delegacioni kosovar për dialogun, ka thënë se po e nisin me pozitivistet këtë takim.

”Asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk bëjmë përveçse për njohje”, është shprehur Kryeminsitri Hoti përballë gazetarëve.