Hoti- Netanyahut: Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadë në Jerusalem

Kryeministri, Avdullah Hoti i ka thënë kryeministrit, Benjamin Netanyahu se qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar për hapjen e ambasadës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Hoti përmes një postimi në Twitter i ka thënë Netanyahut: “Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”.

Kujtojmë që kryeministri i Izrealit, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington.

E mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe”.