Hoti: Në takimin mes Mustafës dhe ambasadorit gjerman u diskutua për dialogun

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për takimin e sotëm në mes të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe ambasadorit gjerman.

Sipas tij, gjatë këtij takimi u diskutua gjate për zhvillimet e fundit, në veçanti lidhur me dialogun.

Më tej, ai ka shtuar se LDK mbetet partnere e rëndësishme e Gjermanisë, CDU-së dhe Kancelares Merkel në realizimin e agjendës për integrim euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

“Sot Kryetari Mustafa e takoi Ambasadorin Gjerman. U diskutua gjate per zhvillimet e fundit, ne vecanti lidhur me dialogun.
LDK mbetet partnere e rendesishme e Gjermanise, CDU-se dhe Kancelares Merkel ne realizimin e agjendes per integrim euro-atlantik te Republikes se Kosoves”, ka shkruaru Hoti.