Ekonomia

Hoti: Migrimi i fuqisë punëtore, shkak i rënies ekonomike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në lidhje më ekonomin e vendit, ai tha se ambienti në ekonomi është përkeqësuar në vitet e fundit.

Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore.

Postimi i plotë:

Ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017. Të gjithë treguesit, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar.

Migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore.

Shqetësuese është përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore. Edhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë.

Në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta.

Burimi: (Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike, Riinvest, 2023).

Për disa nga barrierat nuk ka të dhëna.