Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve të Kosovës u ka thënë që most ë lejojnë që t’ua shujnë ëndërrat me premtime boshe.
Ai bëri thirrje që me 14 shkurt të votojnë pë rata të cilët janë zëri i tyre i vërtetë.
Hoti ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit është e arritura më e madhe për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Kandidati për kryeministër tha se “Shteti pa miq nuk mbahet”.
“Më 14 shkurt, ju shprehni vullnetin tuaj të lirë, vendosni se kush qeverisë me Kosovën për katër vitet e ardhshme.
Vota juaj është zgjedhja e juaja!
Ne, LDK kemi dëshmuar ndër dekada që çdo herë kemi qenë në shërbim t’shtetit, kemi sakrifikuar për shtetin dhe e kemi mbrojtur atë.
Ne gjithmonë kemi marrë vendime për të ardhmen euroatlandike të shtetit. Marrëveshja e Uashingtonit është e arritura më e madhe për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Të gjithë sot janë bindur se kanë gabuar. Sepse nga Uashintoni për Kosovën vijnë vetëm lajme të mira. Miqësia me SHBA-të duhet dhe do të jetë e përjetshme”, tha ai.







