Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur në presidencë për takimin me presidentin e vendit. Hashim Thaçi.
Në njoftimin e lëshuar dje nga Presidenca, nuk janë dhënë detaje se për çfarë do të mbahet ky takim dhe çfarë do të diskutohet.
Pas këtij takimi pritet që presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti të deklarohen për media.







