Hoti: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit kandidat për këtë pozitë nga LDK-ja thotë se po thuhen të pavërteta për qasjen e tij në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:

Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:

– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.

– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=58618556&v=2.1&guid=25dc7c8f3d644632beeacfcc089acf0cf125767a9188491aada0a2eb176bd4e8

– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.