Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka lëshuar seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht, për të shkuar kështu në takimin e paralajmëruar me Presidentin Hashim Thaçi.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare, por Kryeministri ka lëshuar t njëjtën.

Zyra e Kryeministrit më herët në një njoftim për media ka konfirmur se Hoti do të nis takimin me Thaçin nga ora 11:30.

Ndonëse në njoftim nuk bëhet e ditur për çfarë do të diskutohet, ky takim vjen pak ditë para nisjes së dy liderëve në SHBA.

Kujtojmë që me 27 qershor dy liderët shtetëror janë ftuar që të marrin pjesë në Shtëpinë e Bardhë, për të biseduar rreth çështjes Kosovë-Serbi.