Hoti: LDK’ja e ka privilegjuar Vjosa Osmanin, një ditë ajo do të kthehet në parti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Vjosa Osmanin e ka privilegjuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hoti ka deklaruar se Vjosa Osmanin e ka priveligjuar LDK’ja duke ia dhënë besimin dhe mbështetjen për t’u bërë kryeministre e vendit në zgjedhjet e fundit.

Kryeministri thotë se ai, Osmani dhe plotë figura të tjera LDK’ja i ka privilegjuar dhe i ka dhënë mbështetje në rrugën politike.

“Mendoj që edhe atë edhe mua, edhe disa prej figurave më të reja në parti, partia na ka privilegjuar, unë kam qenë kandidat për kryeministër në vitin 2017 që është me marrë besimin e LDK’së për me i pri listës së LDK’së është vërtetë privilegj, të njëjtën gjë partia e ka nderu dhe ja ka dhënë krejt mbështetjen Vjosa Osmanit në vitin e kaluar, por ajo tani bëri një zgjedhje tjetër, por besoj se ajo pas një kohe do rikthehet në LDK siç janë rikthyer plotë figura tjera”, tha Hoti për ABC News, transmeton Gazeta Metro.

Hoti ka theksuar se Osmani një ditë do të rikthehet në LDK diç kanë bërë edhe plotë figura të tjera dhe thotë se në LDK nuk ka persona që thonë se nuk ka vend për Vjosën në parti.

“Nuk e gjen askënd në LDK që e gjen se nuk ka vend Vjosa Osmani në LDK, por ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër, është zgjedhje e saj, në bazë të deklarimeve të saj ajo ashtu ka deklaruar”, tha Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Hoti po ashtu ka pranuar se marrëveshja në Uashington nuk ishte perfekte, por thekson përfitimet e vendit nga ajo marrëveshje.