Hoti: LDK-ja propozon rezolutë me zgjedhjet si pikë kryesore
Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në seancën e jashtëzakonshme për dështimin për liberalizim vizash, ka kërkuar që pas debatit që ka filluar në orën 20:00 të miratohet një rezolutë.
Kjo rezolutë, sipas Hotit, ka tri pika: Forcat politike parlamentare të ulen dhe të shkohet në zgjedhje të reja, qeveria të tërhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet dhe forcat të pajtohen që të mos pengohen proceset integruese të Kosovës.
……………………………………
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet séanca e Kuvendi të Kosovës të thirur nga dy partitë opozitare, LDK dhe LVV lidhur me mosliberalizimin e vizave.
Opozita beson se mosliberalizimit i vizave është dështim i Qeverisë Haradinaj ‘jo’ padrejtësi e Bashkimit Europian (BE).
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës akuzoi Qeverinë Haradinaj për regres gjatë qeverisjes një vjeçare, shkruan Ballkani.info.
Hoti tha se Ushtria po bëhet, por po cenohen kufijtë që duhet t’I mbrojë Ushtria.
“Ushtria po bëhet, por kufiri që duhet të mbrohet nga Ushtria po cenohet me idetë për korigjimin e kufirit”.
LDK u akuzua sot se kishte manipuluar nënshkrimet e dy deputeteve të Alternativës, Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda. /Ballkani.info/