Hoti: LDK do ta votojë cilindo variant të ligjit për sponzorizime

Shefi i Grupit Parlamentari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se LDK do ta mbështet cilindo variant të ligjit për sponzorizime që hedhet për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Ditëve të fundit ka pas shumë informata të pasakta. Ne e mbështesim plotësisht idenë për sponzorizim të sportit. Ajo çka ne propozojmë është që të rritet potenciali për sponzorizim të sportit për 30% bruto. Mundësia e sponzorizimit të sportit sipas amendamentit të deputetit Haxhiu është maksimum 30 milionë euro”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se grupi parlamentar i LDK-së e mbështet cilindo variant që hedhet këtu në votim.