Hoti: Kosova nuk ka dobi nga veprimet që duke të drejta në shikim të parë sepse na dëmtojnë qëllimet afatgjate

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka dalë fituese me politika të mençura dhe jo me politikë të forcës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka dal fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve dhe jo duke u konfrontuar me ta.

Ndër të tjera Hoti ka thënë se Kosova nuk ka dobi nga veprimet të cilat duken si të drejta, por na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë, sikurse që është integrimi në BE dhe NATO, si dhe miqësia e përhershme me ShBA-në.

 “Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës. Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta. Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë — që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në”,  ka shkruar ai.