Hoti: Ja kur do të dalim me marrëveshje me Vetëvendosjen

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se marrëveshja me Vetëvendosjen pritet të finalizohet pak ditë pas certifikimit të rezultateve.

Hoti mbrëmë në Rubikon ka thënë se tash janë duke i konkretizuar gjërat me VV-në.

“Secili duhet të niset dhe t’i kuptojë drejt rezultatet zgjedhore se si kanë folur drejt qytetarët dhe atë duam të përkthejmë në bashkëpunim. Tash po i konkretizojmë gjërat. I dimë tendencat. Disa ditë pas certifikimit të rezultateve ne do të dalim me marrëveshje”, është shprehur ai.

“Jo vetëm si të ndajmë pushtetin, por edhe ai do të duket Qeveria e ardhshme dhe të tjerat. Të dakordohemi për tema më specifike dhe pastaj të dalim tek temat programore”, ka thënë Hoti.

loading…