Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi në facebook, që shihet bashkë me Kujtim Shalën.

Në mbishkrimin e fotografisë Hoti ka shkruar “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”.

Por, a po paralajmëron diçka Hoti me këtë fotografi?

Prej momentint kur LDK’ja humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme dhe kryesia e kryetari i saj dhanë dorëheqje, kjo parti po punon në zgjedhjet e brendshme

Zgjedhjet brenda LDK’së do të mbahen me 14 mars. Pretendentët e përfolur për kryetar të LDK’së janë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Anton Quni, Melihate Tërmkolli etj.