Hoti ironizon me deklaratën e Kurtit: A paska Asociacion?!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në marrëveshjen evropiane përfshihet themelimi i Zajednicës.

Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur Qeverinë Kurti ‘mashtrues’ dhe “të pabesë”.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, ka shkruar ai.

Kurti në një intervistë dhënë për RTK-në pranoi se Zajednica është pjesë e marrëveshjes së arritur në Ohër. Madje, ai tregoi edhe për një propozim të statutit të saj, të cilën ia refuzoi Vuçiqi.

“Unë kam bërë oferta vazhdimisht, e fundit ishte në pasditen e hershme të 18 marsit. Në momentin kur unë bëra ofertë pala tjetër kërcënoi për përfundim të takimit. Ofertë, qartazi kam thënë, për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje. Unë kam kaluar prej palës serbe të jenë dakord me tri shtylla brenda së cilës unë do ta rregulloj atë statut, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Nëse ju jeni dakord me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me qëndrimin evropian, amerikan. Në këtë tre-shtyllësh parimor e të drejtë unë nesër kam thënë se do t’ua sjellë statutin. Madje ju kam thënë se do ta sjellë një propozim për të cilin iu premtoj se nuk do të keni mundësi ta refuzoni. Nuk u pranua as ideja. Pra, unë solla premisën që duhet të pranohet. Që të gjithë ne ishim në hotel në Ohër dhe të gjithë ne tashmë e kemi të dakorduar qëndrimin. Në mëngjesin e 19 marsit kanë mundur ta kenë draftin e propozuar nga ana ime, thanë jo – çka t’iu bëjë unë tash”, deklaroi ai.

Postimi i plotë: