Hoti ia bën të qartë Haradinajt: Thaçi është në zyrë, për president flasim në shkurt të vitit 2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth postit të presidentit, i cili tha se për postin e presidentit do të flasin në shkurt të vitit 2021.

Hoti në një konferencë për media u pyet se a ka përplasje me AAK-në brenda koalicionit për pozitën e presidentit, ndërsa tha se kjo nuk është temë, pasi presidenti është në zyrë.

“Nuk është temë, sepse presidenti është në zyrë. S’kemi biseduar për pikën e presidentit. Tek kjo pikë do të vijmë në shkurtin e vitit 2021”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se dy ditë më parë pati një përplasje mes kryeministrit Hoti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për çështjen e Taskë Forcës.