Hoti i shton detyrat Selmanajt, në kuvend ku e pret përballja me Vjosa Osmanin

Selmanaj do ta përfaqësoj Qeverinë Hoti në të gjitha trupat punuese të Kuvendit, është marrë vendim sot në mbledhjen e qeverisë.

Në mbledhjen e sotme të mbajtur nga Qeveria e Kosovës, janë votuar dhe shfuqizuar disa vendime të reja.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë vendim që Përfaqësues i Qeverisë në të gjitha trupat punues të Kuvendit të emërohet zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Hoti ka thënë se Selmanaj do të përfaqësojë Qeverinë, mirëpo pas marrjes së këtij vendimi i takon Kuvendit që t’i përfundojë procedurat e tjera. Gjithashtu në mbledhjen e sotshme të Qeverisë së Kosovës, me shumicë votash do të rikthehet në funksion edhe Ministria e Integrimeve Europiane.